Lajme

Ky ishte motivi që çoi në përleshje disa mërgimtarë gjatë fluturimit Prishtinë – Basel

“Ai ma ka rrahur qiken”, dëgjohet teksa i moshuari flet me tension për dhëndrin e tij

Para pak ditësh, një përleshje e pazakontë ka ndodhur në aeroplanin e linjës, Prishtinë – Basel, transmeton albinfo.ch.

Thuhet se e gjithë ngjarja është xhiruar nga një pasagjere. Ajo, në kushte anonimiteti, pranoi të rrëfejë gjithë këtë incident.

Ajo tha për burrin rreth të 60-ave se problem kishte bërë edhe para nisjes drejt shteti helvetik, aty ku ishte dashur intervenimi i personelit të kompanisë së fluturimeve.

30 minutat e zgjatjes së këtij incidenti ishin tronditëse për pjesën tjetër të udhëtarëve.

Nga mediat zvicerane gjatë të dielës u konfirmua se për këtë situatë të palakmueshme janë arrestuar dy persona.

Motivi kryesor i kësaj ngjarjeje që çoi në revoltim të moshuarin 60-vjeçar ishte se dhëndri i tij ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij. “Ai ma ka rrahur qiken”, dëgjohet teksa i moshuari flet me tension për dhëndrin e tij, transmeton albinfo.ch.

Por, nga ana tjetër, kjo ngjarje duket se i ka shokuar të gjithë të pranishmit në aeroplan. Aty kishte fëmijë, gra dhe burra që ishin të tmerruar nga dhuna dhe bërtima që u bë gjatë fluturimit.

Sidoqoftë, me të zbritur aeroplani, të gjithë pasagjerët duartrokitën që fluturimi shkoi mirë, por dhuna mes të moshuarit dhe personit tjetër vazhdoi ende, thonë pasagjerët. /Albinfo.ch