Kosova

Kurti uron arritjen e marrëveshjes për vaksinat

“Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrimi në rrjetin social ka reaguar pas sigurimit të 1.2 milion vaksinave, të cilat pritet të vijnë deri në fund të vitit. Kurti tha se me sigurimin e këtyre vaksinave, u imunizua viti 2021, përcjell albinfo.ch.

Sipas kalkulimeve të Kurtit, 1.2 milion vaksina do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë arriti marrëveshje për sigurimin e vaksinave me kompaninë farmaceutike Phfizer. “Në ditën e 66-të të qeverisjes, imunizohet viti 2021. Mbi 1.2 milion doza do të mjaftojnë për vaksinimin e 60% të popullsisë. Pra, ka negociata të suksesshme tonat: urime komisionit të Ministrisë së Shëndetësisë për arritjen e marrëveshjes me Pfizer!”, ka shkruar Kurti.