Lajme
Vlerat e një gote qumështi në mëngjes
Tashmë dihet se vlerat ushqyese të qumështit janë aq të njohura saqë njerëzit në mbarë botën e kanë si një ushqim kryesor në shujtën e tyre. Sipas Institutit USDA, qumështi është një burim ideal ushqyes, i vitaminave A, B12, kalciumit, karbohidrateve, fosforit, selenit, magnezit, proteinave, zinkut etj. Këto janë thelbësore për funksionimin e përgjithshëm dhe shëndetin e trupit dhe ato zvogëlojnë shanset e një numri mangësish dhe nxisin imunitetin në mënyra të ndryshme, përcjell albinfo.ch.
Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë që në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm. Përveç proteinës, qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, por qumështi ju shkakton fryrje, atëherë pijeni në mbrëmje.
Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje. Qumështi përmban aminoacide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninën.
Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë. Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni, do të dëmtoni shëndetin. Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
Qumështi gjithashtu përmirëson shëndetin e zemrës. Përmirëson lëkurën tuaj dhe redukton aciditetin në stomak.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?