Shqiperia
Shqipëri: Ky sezon turistik pritet të jetë më i suksesshëm
Shqipëria këtë vit pritet të ketë sezon të ngjeshur me turistë. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, tha sot se “këtë vit presim më pak turistë se në 2019, por më shumë se në 2020, pasi objektivi ynë është që deri në 2030 Shqipëria të bëhet kampione e turizmit”, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë televizive, ministri Klosi theksoi se “këtë vit jemi në fund të pandemisë, por akoma nuk kemi dalë nga pandemia”.
“Duhet të kuptojmë që pandemia ende do të shtrijë efektet e saj në turizmin shqiptar. Jemi në fund të majit dhe akoma nuk kemi një politikë të qartë të kufijve, sidomos nga vendet e BE-së, gjë e cila do të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në mospasjen e atij numri të konsiderueshëm të numrit të turistëve të huaj”, tha Klosi.
“Duke mos pasur një politikë të qartë tani se çfarë do të ndodhë në verë po bën që shumë nga rezervimet e turizmit të organizuar, çarterat, udhëtimet nga vendet europiane të jenë problem, por ky problem nuk është vetëm në Shqipëri”, tha Klosi.
Ministri Klosi u shpreh se “vendet si Shqipëria kanë një gomë shpëtimi që është turizmi i brendshëm, ai rajonal. Ne jemi në diskutim të vazhdueshëm me grupin e ekspertëve të Komitetit Teknik për të lehtësuar masat”.
Lidhur me prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare, Klosi tha se “kërkohet menaxhimi si duhet i vijës bregdetare, rëra është një pasuri e madhe kombëtare, prandaj kërkohet vëmendje e shtuar, që për ato hotele apo plazhe të menaxhuara, ata që i uzurpojnë, shteti do të veprojë me shumë forcë”.
Ai bëri të ditur se ka filluar aplikimi te e-Albania për menaxhimin e plazheve. /atsh
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?