Kosova

Vitia me kryetarët e komunave pajtohen të hiqet ora policore

Sot, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe përfaqësuesit e Asociacioni të Komunave të Kosovës, janë pajtuar që të hiqet ora policore, vendim ky që më pas duhet të merret edhe në Qeverinë e Kosovës.

Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, ka konfirmuar se pas takimit me ministrin e Shëndetësisë. Ai ka thënë se priten lehtësira edhe për gastronomët.

Sipas tij, në javët në vazhdim pritet të zbuten masat për hotelierit nëse vazhdon ky trend i rënies së rasteve me COVID-19.

Asociacioni i Komunave të Kosovës edhe përmes një postimi në Facebook, ka treguar për masat e reja “Pas diskutimeve të kryetarëve të komunave, ata u informua se sipas analizës epidemiologjike të muajit te kaluar, rezultatet janë premtuese, por respektimi i masave nuk ka alternativë përkundër uljes së rasteve.

Tek lirimi i masave, pas konsultimeve me kryetarët e komunave, brenda kësaj jave do të vlerësohet situata dhe pritet të hiqet ora policore dhe nga mesi i qershorit do të lehtësohen edhe masat lidhur me ahengjet.

Pritet që lokalet të lejohen të punojnë deri në ora 12 e natës ndërsa organizimi i dasmave pritet të lejohet nga 15 qershori”, thuhet në njoftimin e AKK.