Tematike
Seriali shqiptar “Te berberi” e bën të njohur Bazelin
Seriali i njohur ndër shqiptarët, “Te Berberi”, i cili është xhiruar në Bazel, ka bërë jehonë të madhe në mediat regjionale rreth Bazelite më gjerë, si Basler Zeitung, SRF etj. Ato, në prezantimet e tyre theksojnë faktin se kserial ka pasur sukses të madh në televizionet shqiptare dhe në youtube, ku, sipas tyre, ka pasur deri në 3 .5 milionë shikues.
Për të ka shkruar dhe raportuar së fundi edhe televizioni Telebasel.
Rrugicat e Bazelit shërbejnë si sfond i një seriali në gjuhën shqipe. “Te Berberi” është emri i sitcom-it që zhvillohet në Bazel, shkruan telebasel. Sezoni i parë ishte një sukses i madh, transmeton albinfo.ch.
Tani, kur sezoni i dytë është në përgatitje, disa gjëra do të ndryshojnë, tregon autori i serialit, producenti, regjisori dhe aktori, Florim Brajshori.
Florim Brajshori
“Ne jemi në përgatitje dhe e gjitha do të luhet në gjuhën gjermane”, thotë ai. Por Florim Brajshori nuk do të ndryshojë asgjë sa i takon recetës së suksesit. “Pra, tema themelore do të jetë sërish “Te Berberi”.
Ndoshta nuk do të jetë më i njëjti sallon parukerie që ishte në panelin e parë, ai në Freie Strasse, shton ai.
Avantazhi i floktores si sfond është se aty mund të tregohen njerëzit në momente intime, transmeton albinfo.ch. Kështu, shikuesit në sezonin e parë të serialit ishin në gjendje të njihnin nga një këndvështrim tjetër yjet e shquar që ishin mysafirë .
Ode për Bazelin multikulturor
Në sezonin e ri, Bazeli dhe njerëzit e këtij qyteti do të fokusohen edhe më shumë. Ideja e serialit tregon njerëz me origjinë të ndryshme që drejtojnë një parukeri së bashku. Do të jetë gjithashtu një ode e multikulturës së Bazelit.
“Merrni, për shembull, një shqiptar dhe një turk. Nëse ata luajnë në një seri, unë dua të filmoj situatën aq mirë sa që njerëzit e të dy vendeve do të qeshin, por asnjëra palë nuk do të ndihet e lënduar”.
“Pra, të qeshim me njëri-tjetrin në vend se rreth njëri-tjetrit, sepse së bashku ne jemi të suksesshëm”, thotë Florim Brajshori.
Ai e sheh ekipin kombëtar zviceran të futbollit si një shembull në këtë drejtim: “Bëhet fjalë për një ekip që është një përzierje e vendeve të ndryshme dhe që është i suksesshëm si i bashkuar, falë kombësive të ndryshme që jetojnë këtu. Dhe kjo është gjithashtu ajo që unë dua të sjell në serialin tim. Ajo që kemi këtu në Bazel dhe për të çfarë ne jemi krenarë “.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha