Kosova

Sot, në orën 12:00, takimi Kurti-Haradinaj, për çfarë do të bisedohet

Është bërë e ditur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në orën 12:00 do të takohet me liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për t’u koordinuar për çështjet politike në vend, përcjell albinfo.ch.

Ndërkohë, të mërkurën kryeministri Kurti do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Për dallim nga Abdixhiku dhe Haradinaj, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka refuzuar takimin e ftuar nga Kurti.

Ditë më parë, Kurti u kishte dërguar nga një letër liderëve të partive parlamentare për t’u takuar dhe koordinuar për çështjet politike.

Kurti vazhdimisht kishte deklaruar se për çështjet me interes kombëtar, përfshirë dialogun, do të konsultohet dhe do të kërkojë bashkëpunim me partitë dhe liderët opozitarë.