Muzikë

Angjela Peristeri u drejtohet shqiptarëve, kërkon votën për finalen e sotme

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje për mënyrën se si duhet votuar për të.

Këngëtarja shqiptare që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision, Angjela Peristeri, para nisjes së këtij spektakli ka kërkuar sa më shumë vota nga adhuruesit e saj për performancën e saj në natën finale të festivalit më të madh të këngës në Evropë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka dhënë detaje për mënyrën se si duhet votuar për të.

“Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në numrin e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe numri i telefonit shfaqet në ekran! “Nga një telefon mund të votohet deri në 20 herë. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”, ka shkruar Peristeri.