Muzikë
Sonte, finalja e “Eurovision”-it, si mund të votoni për Anxhela Peristerin
Në mbrëmjen e sotëme, mbahet finalja e madhe e “Eurovision 2021
Në një postim në Facebook, Anxhela ka kërkuar votën e publikut, pak orë para se të ngjitet në skenën e “Eurovision”.
Në mbrëmjen e sotëme mbahet finalja e madhe e “Eurovision 2021”, nikoqir është Roterdami, përcjell albinfo.ch.
Vlen te theksohet se përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Persiteri, do të ngjitet e dyta në këtë skenë, ku garon me këngën “Karma”.
Pak orë para finales së madhe, këngëtarja ka kërkuar votën e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.
Anxhela ka numrin 2, ndërsa votat pranohen që nga momenti kur hapen votimet dhe një person mund të telefonojë deri në 20 herë.
Derisa gjendet në ethe para performancës, artistja ka falënderuar publikun për mbështetjen që po ia japin këto ditë.
Këngëtarja ka publikuar listën me numra nga e gjithë Evropa, ku qytetarët mund të votojnë për të.
“Sonte eshte nata finale e Eurivizionit❤️ Une do performoj e dyta ☺️ Te gjithe shqiptaret qe jetojne jashte Shqiperise mund te votojne ne nr e shtetit perkates me kodin 2 ne momentin qe fillon votimi dhe nr i telefonit shfaqet ne ekran! Nga nje telefon mund te votohet deri ne 20 here?? Faleminderit shume per mbeshtetjen! Ju dua❤️ “, shkruan Anxhela.
Finalja e “Eurovision” fillon nga ora 21:00, përveç këngëve garuese, do të ketë edhe disa performanca.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?