Kosova
Në Kosovë janë vaksinuar mbi 51 mijë persona
Deri më tani në Kosovë janë vaksinuar mbi 51 mijë persona, përcjell albinfo.ch.
Sipas autoriteteve shëndetësore, procesi i vaksinimit është duke vazhduar dhe paralelisht me grupmoshat mbi 65-vjeç, po vaksinohen edhe profesionistët shëndetësorë.
Kështu ka treguar koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi.
Ai ka folur edhe rreth shqetësimit të të moshuarve për aplikimin online, në mënyrë që të marrin më pastaj vaksinën për mbrojtje nga infektimi me virusin korona.
Po ashtu, ai tha edhe se problemet me aplikimin online në e-Kosova janë ende evidente.
“Edhe sot është duke vazhduar vaksinimi në sallën ‘1 Tetori’ po ashtu edhe në gjitha qendrat kryesore të mjekësisë familjare me grup moshat 65-vjec e mbi. Aktualisht deri më tash bë sallën ‘1 Tetori’ janë mbi 250 persona tashmë të vaksinuar, ndërsa nëse flasim deri në këto qaste në nivel vendi kemi diku rreth 1 mijë e 430 persona të vaksinuar. Kurse shifrat totale nga dita e parë e vaksinimit e deri më tash është gjithsejtë mbi 51 mijë e 400 vaksina të dhëna tashmë. Paralelisht me grupmoshën që kemi 65-vjeç, kemi edhe profesionistë shëndetësorë duke u vaksinuar. Interesimi për t’u vaksinuar është shumë i madh dhe ne me ekipet mjekësore që kemi në sallën ‘1 Tetori’ dhe në vendet e tjera është duke ecur si është më së miri”, tha Bardhi.
I pyetur lidhur me furnizimin me vaksina, ai nënvizoi se ata përdorin kontingjentin që u dërgohet, ndërsa për çështje të tjera vendosin të tjerët.
“Sa i përket shqetësimit të qytetarëve për shkak të vështirësive në aplikim, ajo akoma është evidente, tek moshat e mëdha, kuptohet, që është i padiskutuar, por shpresojmë që shumë shpejt ajo lehtësi të jetë prezente. Kurse sa i përket çështjes së procesit të vaksinimit, ne vazhdojmë me kontingjentin që kemi, na i sjellin dhe ajo është procedura jonë, për çështje të tjera vendosin të tjerët dhe jo ne”, deklaroi Bardhi.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës