Lajme
Si mund të filloni punën si mjek në Zvicër ?
Nëse keni menduar të ushtroni profesionin tuaj të mjekësisë në Zvicër, por nuk keni gjetur ende mënyrën e duhur për ta bërë këtë, albinfo.ch ju njofton me kompaninë cila bën vendosjen e mjekëve në pozicione të mira dhe të përhershme.
‘Go2Legal AG’ është agjenci rekrutimi e specializuar në fushën e mjekësisë. E formuar në vitin 2019, kjo agjenci u mundëson njohjen e diplomave nga vendet e tjera, ndihmon në çështjet e imigracionit deri në zhvendosje, e po ashtu edhe shpjegojnë kontratat e punës në kornizat ligjore.
Lida Elezaj, juriste dhe ekonomiste nga ‘Go2Legal AG’, në një intervistë për albinfo.ch, tregon se në cilat vende bëjnë ndërmjetësimin e mjekëve, dhe cili është vendi më tërheqës për mjekët në Europë.
‘Tani po vendosim mjekë që tashmë jetojnë në Zvicër, si dhe mjekë nga Gjermania, Austria, Hungaria, Polonia, Rumania, Franca, Portugalia dhe Britania e Madhe. Me pagat dhe kushtet e punës, Zvicra është ndoshta vendi më tërheqës për mjekët në Evropë. Në Gjermani, një mjek i përgjithshëm duhet të trajtojë rreth 40 deri në 50 pacientë në ditë. Në Zvicër, pacientët zakonisht shihen çdo 30 minuta. Ngarkesa e punës është më pak se gjysma. Reagimet e mjekëve emigrantë janë të shkëlqyera. Në përgjithësi, ekuilibri punë-jetë është shumë më i mirë’, tregon ajo.
Mosha mesatare që kërkon këshillim dhe ndihmë nga ‘Go2Legal AG’, për punë si mjekë ësht ajo 36-45 vjeç, sipas të dhënave të tyre. Mirëpo cilat janë specializimet e mjekësisë në të cilat ka më shumë kërkesa ?
‘Më të kërkuar janë pediatër, psikiatër për fëmijë dhe adoleshentë, psikiatër dhe psikoterapistë, dhe internistë ose mjekë të përgjithshëm. Gjithashtu kërkohen gjinekolog, geriatër dhe anesteziologë me përvojë në raste urgjente’, thotë Lida Elezaj.
Derisa Elezaj thekson se e bëjnë vendosjen e mjekëve në pozicione të përhershme, afatgjata, tregon edhe për procedurat që janë falas dhe ato të tarifueshme për të interesuarit.
‘Duhet të bëhet një dallim mes shërbimeve të rekrutimit, të cilat janë falas për kandidatin. Kjo përfshin përgatitjen e dokumenteve deri në konsultimin përfundimtar të kontratës së punës. Me ndërmjetësimin e duhur, ne gjithashtu rimbursojmë shpenzimet tona për njohjen e diplomës. Shërbimet juridike, përfshirë procedurat e vizave, ofrohen gjithashtu nga ne, por janë të tarifueshme’, sqaron zonja Elezaj.
Procesi i njohjes së diplomës zgjat 3 muaj nga momenti që të gjitha dokumentet janë në dispozicion. Por cilat janë procedurat që duhen kaluar për njohjen e diplomave në Zvicër ?
‘Njohja e diplomave në Zvicër është e mundur pa ndonjë problem për qytetarët evropianë (ose bashkëshortin e tyre) me një diplomë evropiane. Nëse diploma nuk vjen nga Evropa, është e mundur të kapërcehet kjo vështirësi duke e njohur një shtet evropian këtë diplomë nga një vend jo-anëtar i BE-së dhe nëse ky person ka 3 vjet përvojë me kohë të plotë gjatë 5 viteve të fundit. Nëse nuk keni shtetësi evropiane ose nëse diploma nuk është njohur në BE, e vetmja mundësi që mbetet është regjistrimi mjekësor, i cili zgjat më shumë se 6 muaj. Me këtë, mjeku mund të punojë si ndihmësmjek në Zvicër. Sidoqoftë, kjo nuk lejohet në të gjitha kantonet. Klientët tanë marrin një listë të kantoneve ku një kërkesë është e mundur. Disa kantone gjithashtu e lidhin këtë aprovim si ndihmësmjek me faktin që mjeku kalon provimin federal plotësisht ose pjesërisht për 36 ose 60 muaj të tjerë’, shpjegojn Lida Elezaj.
Por çfarë ndodhë nëse vendoseni me sukses në pozitën tuaj të kërkuar?
‘Në rast të një vendosje të suksesshme, klientëve tanë u rimbursohen shpenzimet që kemi bërë për njohjen e diplomës. Ata gjithashtu marrin një pjesë të komisionit tonë. Ju do të merrni 3000 CHF nëse punoni me kohë të plotë – në modelin me kohë të pjesshme do të merrni një shumë proporcionale.
Ne gjithashtu ju shpërblejmë nëse na rekomandoni. Këtu do të merrni 1000 CHF për një pozicion të plotë nga miku juaj – në modelin me kohë të pjesshme, është proporcional’, sqaron Elezaj nga ‘Go2Legal AG’.
Kjo agjenci rekrutimi merr 5 deri në 15 kontakte në javë. Ndërsa duhet të zgjedhin mes atyre që e kanë fatin të jenë kandidat për vendosje në një pozicion pune dhe atyre që mund t’i ndihmojnë vetën në fushën e shërbimeve ligjore.
‘Për një kandidat për vendosje, ne duhet të llogarisim një përpjekje prej të paktën 25 orësh. Për këtë arsye, ne nuk mund të marrim një rrezik kaq të lartë për secilën CV. Ndryshimet e shpeshta të punës janë një pikë e cila shpesh zvogëlon shanset për të gjetur një punë. Duhet të jetë e qartë në CV se kandidati mund të qëndrojë për afat të gjatë. Përndryshe punëdhënësi nuk sheh asnjë arsye për të shpërblyer punën tonë nëse duhet të ketë frikë se kandidati do të largohet për një vit’, përfundon ajo.
Lida Elezaj, ka studiuar në fakultetin juridik në Neuchâtel, ndërsa ka specializuar për luftën kundër krimit ekonomik (auf die Bekämpfung von Wirtschaftskriminalität). Ajo është e përkushtuar në sigurimin e mundësive të reja për mjekët gjithandej, e veçanërisht bashkatdhetarët shqiptar, mision të cilën e quan ‘përmbushës’ për të./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë