Shqipëria

Shqipëria, me rritje rekorde të eksportit

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur sot se në periudhën janar-prill 2021 eksportet kanë shënuar rekord historik, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se eksportet për 4-mujorin e parë të këtij viti shënuan rritje 35 për qind me bazë vjetore, duke arritur në 109 miliardë lekë.

Edhe në raport me 4-mujorin 2019, tendenca është sërish në zgjerim, me 10 për qind.

Të gjithë sektorët shënojnë rritje të eksporteve, por ecuri më të mirë po e shënojnë eksportet e metaleve, si rrjedhojë e kërkesës së fortë dhe shtrenjtimi të ndjeshëm të çmimeve.