Kosova
Flet kryeprokurori i Kosovës, 7 të arrestuar deri më tani për trafikim droge
Sipas tij, gjatë hetimit janë përdorur mjete të fshehta hetimore, teksa ka shtuar se do të luftohet krimi i organizuar
Pas zbulimit të mbi 400 kilogramëve kokainë, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media ku u bë e ditur se janë arrestuar shtatë persona.
Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi theksoi se me urdhër të Prokurorisë Speciale dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës autoriteteve italiane dhe atyre të Shqipërisë, janë konfiskuar 400 kg kokainë, vlera e të cilës arrin 20 milionë euro.
Sipas tij, janë sekuestruar gjithashtu të holla, vetura dhe gjëra të tjera.
Lumezi theksoi se gjatë fazës së hetimeve janë përdorur masa të fshehta, ku janë përcjellë narkotikët nga Brazili.
“Kemi bashkëpunuar me partnerët tanë. Kjo jo vetëm që ishte sfidë por edhe detyrim për ta luftuar krimin e organizuar”, ka thënë ai.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti tha se janë arrestuar shtatë persona derisa disa të tjerë janë në kërkim.
“Policia ka arrestuar personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe disa lokacioneve tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera. Deri më tani janë arrestuar shtatë persona shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe një armë. Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve tjerë”, ka thënë ai.
Sipas Mehmetit operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë të arrestuar dhe bastisje të tjera.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët BE-ja kërkon që studentët nga BE-ja të mos paguajnë tarifa më të larta se studentët zviceranë....
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata