Kosova
Detaje të tjera, si u kap kamioni me 400 kilogramë kokainë
Raportohet se kjo është sasia më e madhe e kapur në rajon, kurse vlera është disa miliardë euro
Policia kishte dy muaj që priste ngarkesën prej 400 kilogramë kokainë që ishte fshehur në kontejnerin me mish të nisur nga Brazili. Atij i ishte vendosur GPS nga DEA amerikane dhe pritej që të mbërrinte në portin e destinacionit final që ishte Durrësi.
Më pas, policia kishte vendosur të lejonte kalimin në port për të zbuluar se cili do të ishte destinacioni final i 400 kilogramëve kokainë të nisur nga Brazili.
Siç raporton gazetarja Xhensila Kodra për abcnews.al, ndërkohë që priste këtë ngarkesë, policia ka kapur gjatë kontrolleve rutinë edhe dy ngarkesa të tjera me kokainë, përcjell albinfo.ch.
E para u kap më datë 1 prill dhe kishte një peshë totale prej 49 kilogramësh. Kokaina në fjalë u kap në kontejnerin e biznesit të babait të A. Çekajt, i cili u arrestua disa vjet më parë për futjen e më shumë se 600 kilogramëve kokainë në vend.
Ngarkesa e dytë u kap më datë 10 prill dhe kishte një peshë totale prej 142 kilogramë. Në total nga 1 prilli, deri më tani janë kapur plot 591 kilogramë kokainë që ka pasur destinacion portin e Durrësit.
Ndërkohë që kontejneri ishte nën vëzhgim, policia po priste për personat që do ta merrnin atë. Më në fund në port vjen një kamion me targa 01 263 OD, i cili ngarkoi kontejnerin dhe u nis për në Kosovë. Në këtë moment është njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila pas ndjekjes ka arritur të zbulojë se e kishte ndaluar në Lipjan.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”