Lajme
Austria nuk u jep “pasaportë të gjelbër” personave të vaksinuar me Sputnik dhe Sinopharm
Jo çdo vaksinë kundër Covid-19 është e vlefshme për të marrë “pasaportën e gjelbër” në Austri. Është bërë e qartë se Austria do të pranojë vetëm vaksinat e aprovuara të BE-së
Kushdo që ka marrë jashtë vendit vaksinën ruse Sputnik V ose kineze Sinopharm, megjithatë duhet t’i nënshtrohet sërish testit ndaj koronavirusit, shkruan albinfo.at. Me fjalë të tjera, ai person nuk do të gëzojë të drejtat e të vaksinuarit.
Vaksinat e paaprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), të tilla si Sputnik V e Rusisë dhe Sinopharm e Kinës, nuk do të lejohen në “pasaportën e gjelbër”, të cilën Austria po e fut si një “biletë” për restorantet, pishinat, hotelet apo udhëtimet jashtë vendit.
“Të gjithë ata që janë vaksinuar jashtë vendit me këto vaksina do të duhet të testohen para se të përdorin “liritë” që do të ndodhin me lehtësimin e masave nga 19 maj”, ka thënë ministri i Shëndetësisë së Austrisë, Wolfgang Mückstein.
Për ndryshe, “pasaporta e gjelbër” do të përmbajë prova të vaksinimit, një test negativ dhe provë të një historie të COVID-19.
“Vetëm vaksinat e aprovuara nga EMA, të tilla si BioNTech-Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson, do të jenë të vlefshme si provë e vaksinimit”, ka shtuar ministri Mückstein.
“Ne nuk mund të rekomandojmë që këta njerëz të vaksinohen me një vaksinë tjetër të aprovuar nga EMA. Për këto dy lloje të vaksinës, nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore aktualisht“, ka thënë Mückstein.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta veprimtari shqiptaro-amerikan Prof. Sami Repishti Prof. Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën, më...
-
Ambasada e Kosovës në Zvicër uron për Festën e Flamurit dhe njofton për ditë pushimi
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
Jeta në Zvicër
-
Edhe një kanton i Zvicrës synon të ndalojë cigaret elektronike njëpërdorimshme Kantoni i Valais ndalon cigaret elektronike të njëpërdorshme për arsye të rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit....
-
Një pjesë e ujit të Biel-it i ndotur nga bakteret fekale
-
SBB njofton më shumë trena të natës me orar të ri
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e neutralitetit
-
Takimi i samitit në Bernë për të diskutuar marrëdhëniet midis Zvicrës dhe BE-së