Lajme

Mërgimtarët, në dalje nga Kosova, presin deri në një orë në Merdar

Mërgimtarët fillojnë të kthehen pas Bajramit, pritje deri në një orë në Merdar për të dalë nga Kosova

Tashmë bashkatdhetarët që ishin për të vizituar familjet e tyre në Kosovë me rastin e Fitër Bajramit kanë filluar të kthehen në vendet ku punojnë, transmeton albinfo.ch.

Me këtë rast kanë filluar të krijohen edhe kolona në pikat kufitare.

Sipas raportimeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në Merdar duhet të pritet deri në një orë për të dalë nga Kosova.

Kolona e automjeteve arrin deri në një largësi prej 300 metrash.

Fluks i madh i mërgimtarëve u shënua edhe në aeroportin e Prishtinës, ku për 13 ditë të majit në Kosovë mbërritën 22 mijë e 500 udhëtarë. /Albinfo.ch