Lajme

Vjenë: Gratë shtatzëna mund të vaksinohen nga data 20 maj

Regjistrimi ka filluar që nga dita e mërkurë. Aktualisht janë të hapura 5 mijë termine.

Me iniciativën e Shoqatës së Shëndetit të Vjenës, Komiteti Kombëtar i Vaksinimit përfshiu gratë shtatzëna si  prioritet për vaksinim dhe e vendosi në kategorinë e vaksinimit të fazën së fundit të muajt prill, shkruan vienna.at

Tani, gratë nga java e 13-të e shtatzënisë mund të marrin vaksinën kundër Covid -19. Për gratë shtatzëna është e rekomanduar vaksina Biontech/Pfizer, përcjell albinfo.at

Faza e vaksinimit të grave shtatzëna do të filloj nga data 20 maj në Austria Center Vienna. (ACV). Regjistrimi ka filluar që nga dita e mërkurë. Aktualisht janë të hapura 5 mijë termine.

Deri më tani, mbi 2500 gra kanë rezervuar terminët e tyre për vaksinim Covid -19.

Për shkak të çështjes së ndjeshme dhe nevojave të veçanta të grave shtatzëna, gjinekologët do të jenë gjithashtu aty, në mënyrë që të jenë në gjendje të zhvillojnë biseda më të hollësishme të vlerësimit të rrezikut me ato që dëshirojnë të vaksinohen. Ekziston gjithashtu një fletë e veçantë informacioni dhe një fletë e vaksinimit e azhurnuar posaçërisht për gratë.

Regjistrimi për nënat e ardhshme është i mundur në çdo kohë.