Kosova

Presidenti slloven viziton Kosovën, takim me presidenten Osmani

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pohar, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të pritet në takim nga presidentja Vjosa Osmani.

Agjenda mediale e Presidentes Osmani:

Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, pret Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për media.