Kosova

Ambasadori i Zvicrës u njoh me sfidat e përballjes së ndërmarrjeve publike në Kosovë

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, transmeton albinfo.ch.

Ata patën një shkëmbim të pashoq rreth sfidave me të cilat përballen ndërmarrjet në pronësi publike në Kosovë dhe planet për t’ i bërë këto kompani të vlefshme.

Ambasadori Kolly mirëpriti synimin e Qeverisë së Kosovës për të siguruar rekrutimin e anëtarëve të bordit të pavarur, llogaridhënës dhe profesional, duke përfshirë edhe respektin ndaj Zyrës Rregullatore të Energjisë.

Duke vënë në dukje rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit gjatë sigurimit të diversifikimit të energjisë, ai rikujtoi mbështetjen e Zvicrës drejt zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme dhe shprehu gatishmërinë për të eksploruar mundësitë për të rritur bashkëpunimin tonë.