Kuriozitete
A do të fshihen llogaritë e WhatsApp pas 15 majit?
Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte informuar përdoruesit për ndryshimet në kushtet e tij të shërbimit dhe politikën publike përmes një njoftimi brenda aplikacionit

WhatsApp ka hequr afatin për përdoruesit që të pranojnë azhurnimin e politikës së saj të privatësisë dhe tha se mospranimi i kushteve nuk do të çojë në fshirjen e llogarive. Afati i fundit për pranimin e azhurnimit ishte 15 maj.
Aplikacioni i mesazheve në pronësi të Facebook ishte përballur me reagime të ashpra për azhurnimin e diskutueshëm të privatësisë.
Në janar të këtij viti, WhatsApp kishte informuar përdoruesit për ndryshimet në kushtet e tij të shërbimit dhe politikën publike përmes një njoftimi brenda aplikacionit. Përdoruesve fillimisht iu dha kohë deri më 8 shkurt për të rënë dakord për kushtet e reja në mënyrë që të vazhdonin përdorimin e platformës.
Një zëdhënës i WhatsApp i tha një agjencie kryesore të lajmeve se asnjë llogari nuk do të fshihet më 15 maj për mospranimin e azhurnimit të politikës së Whatsapp.
“Asnjë llogari nuk do të fshihet më 15 maj për shkak të këtij azhurnimi dhe askush nuk do të humbasë funksionalitetin e WhatsApp. Ne do të lansojmë notifikime për njerëzit gjatë disa javëve të ardhshme”, tha zëdhënësi në një përgjigje me email për një pyetje të premten.
E-Diaspora
-
Promovohet libri kushtuar veprimtarit Rafi Halili “Disa letra në dorëshkrim nga RAFI Halili” mban titullin libri i radhës i Agim Sylejmanit, kushtuar...
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab”
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Relaksimi, jeta e shëndetshme, këto janë qytetet më të mira, përshirë edhe Cyrihun Qyteti zviceran i Cyrihut është renditur ndër qytetet më magjepsëse të Evropës, duke zënë vendin e...
-
Aargau: Qeveria aprovon iniciativën për leje para se të vendosen kamerat fikse të shpejtësisë
-
160 rekrutë të Ushtrisë Zvicerane u bllokuan në kamp për shkak të borës
-
Situata në Valais pas reshjeve të borës, disa rrugë vazhdojnë të jenë të mbyllura
-
Të qenit i pasur në Zvicër: Një bekim apo një mallkim?