Kosova

Mbi 6 mijë raste aktive me Covid në Kosovë

Ekspertët shëndetësorë në Kosovë thonë se ditëve të fundit në vendin tonë është vërejtur një rënie e numrit të rasteve me coronavirus dhe atyre të vdekjeve, transmeton albinfo.ch.

Sipas statistikave, deri më tani në vendin tonë janë infektuar 106 mijë e 442 qytetarë nga virusi SARS-CoV-2, kurse janë regjistruar 2 mijë e 208 raste të vdekjes.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 97 mijë e 675 raste, kurse i rasteve aktive është 6 mijë e 559.

Dje në vendin tonë, sipas IKSHPK-së, pozitivë kanë rezultuar 97 raste, kurse kanë humbur jetën 5 persona.