Lajme
Austria pritet të vendosë pasaportat “COVID”
Të vlefshme edhe për qytetarët nga Ballkani
Mediat e huaja shkruajnë se Austria synon të vendosë “COVID-pasaport” në formë digjitale nga 4 qershori i këtij viti.
Thuhet se pasaportat do të jenë në formë të koduar, i cili do të jetë qasës në telefonat celularë, njoftoj ministrja e Turizmit, Elizabet Kostinger.
Që nga 19 maji në Austri do të vlejnë certifikate të ndryshme për vaksinim, testimin, që do të mundësojë hyrje deri në ngjarjet kulturore, sportive dhe hotele, të cilët duhet të jenë të hapura deri atëherë. Kjo do të thotë se gjatë vizitës, për shembull, në restorant, do të duhet të shfaqet kju-ar kodi në telefon dhe lexohen të dhënat e nevojshme. “Kjo është me rëndësi vitale për ne si vend turistik, pas këtij sezoni të gjatë të thatë”, tha Kostinger në Vjenë.
Vlen të theksohet se pasaporta e gjelbër pritet të vendoset në nivel evropian nga mesi i qershorit. Ministrja austriake për çështje evropiane, Karolina Edshtadler, e cila pardje ishte për vizitë në vend, madje, do të propozojë që “certifikatat e gjelbra, pasaportat ose lejet për hyrje” të vlejnë edhe për popullatën nga Ballkani Perëndimor.
Është planifikuar që këto leje për hyrje të përdoren në gjithë Evropën, duke përfshirë edhe për udhëtime ndërkufitare. Ministrja Edshtadler, e cila është anëtare e Partisë Popullore Austriake (OVP), do të propozojë që përdorimi i këtyre lejeve për hyrje të zgjerohet edhe në vendet jashtë Bashkimit Evropian, duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. Ajo konsideron se në këtë mënyrë mund të sigurohet udhëtim i sigurtë dhe përsëriti se është e rëndësishme që të ketë leje të tilla për hyrje edhe për personat që vijnë nga Ballkani Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert