Kosova

Ambasadori zviceran takoi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia

Ambasadori zviceran, Thomas Kolly, ka zhvilluar një takim dje me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton albinfo.ch.

Ata zhvilluan një bisedë të gjerë mbi rëndësinë e trajtimit të COVID-19 dhe forcimit të sistemit parësor të kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Ambasadori Kolly shprehu synimin e Zvicrës për të shtrirë mbështetjen e saj në kujdesin shëndetësor sekondar dhe për të ndihmuar institucionet e Kosovës në krijimin e skemës së sigurimeve shëndetësore në dobi të qytetarëve. /Albinfo.ch