Kosova
Kurti: Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë
Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, miratoi të premten programin qeverisës 2021-2025.
Në kuadër të kësaj mbledhje, kryeministri Kurti tha se ky program paraqet vizionin e Qeverisë së tij përgjatë mandatit katërvjeçar dhe se ai do të rishikohet në çdo fillimviti financiar, përmes Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve.
“Deri në fund të mandatit do ta përmbyllim reformën e administratës publike. Do të zbatojmë diversifikimin e burimeve të energjisë, aseteve strategjike, ndërsa Trepçën do ta bëjmë ndërmarrje fitimprurëse. Do ta trajtojmë me prioritet mbrojtjen e resurseve natyrore dhe të mjedisit dhe efiçencën e energjisë”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë.
Kurti tha se me Serbinë do të bëhet dialog parimor për normalizimin e marrëdhënieve.
“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, tha mes tjerash Kurti.
Deri në fund të mandatit, ai u zotua se do të ketë angazhim për qasje në ujë të pijshëm dhe për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza.
“Në infrastrukturë do të mundësojmë finalizimin e lidhjeve kyçe dhe ndërtimin e aksit Prizren – Tetovë. Do ta ndërtojmë parkun tekno-industrial më të madhin në rajon. Dhe, reforma e arsimit do të trajtohet me prioritet nga arsimi parashkollor”, tha Kurti.
Kurti ka marrë detyrën në mars, duke u zotuar se rimëkëmbja ekonomike do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit në ditët, muajt dhe vitin e parë të qeverisjes së tij.
“Për këtë jemi të gatshëm të ofrojmë një intervenim ambicioz fiskal”, ka thënë më herët Kurti.
Ai ka premtuar një ekonomi ku, sipas tij, ka më shumë prodhim dhe eksport, më shumë punëtorë, më shumë kontrata të punës dhe më shumë respektim të të drejtave të punëtorit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor