Shqipëria
Kuvendi i Shqipërisë miraton ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit
Sot Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ngritjen e Komisionit Hetimor me 97 vota pro, 6 kundër dhe 1 abstenim, përcjell albinfo.ch.
Vlen të cekët se miratimi nga Komisioni i Ligjeve me 14 vota pro dhe 1 kundër i hapi rrugë dërgimit të kërkesës për miratim në Parlament. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës parlamentare kanë votuar ngritjen e këtij komisioni për shkarkimin e Metës, për të cilin thonë se ka shkelur Kushtetutën.
Disa nga deputetët e opozitës parlamentare kanë kundërshtuar procesin e shkarkimit të presidentit. Sipas deputetit Ralf Gjoni, nuk i takon opozitës aktuale që të votojë mbi procedurën, por atij të zgjedhur më 25 prill.
“Nuk na takon ne detyra e shkarkimit të presidentit. Nuk kemi më ne si deputetë legjitimitet moral dhe, për rrjedhojë, dhe kushtetues për t’u marrë me shkarkimin e presidentit të Republikës. Kjo ndërmarrje kaq e madhe dhe e rëndësishme i takon Parlamentit të ri”, tha Ralf Gjoni.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës