Kuriozitete

Volkswagen për tre muaj fitoj 3.4 miliardë euro

Referuar statistikave, fitimi i Volkswagen Group pas taksave arrin në 3.4 miliardë euro (4.1 miliardë dollarë) në tre muajt e parë të 2021, e cila është kryesisht për shkak të rritjes së shitjeve në Kinë, tregut më të madh të vetëm të kompanisë dhe zgjedhjes së klientëve për modele më të shtrenjta nga oferta e prodhuesit gjerman, transmeton albinfo.ch.

Shitjet e makinave të elektrizuara të VW janë më shumë se dyfishuar.

Theksohet se fitimi i realizuar në tremujorin e parë është pothuajse shtatë herë më i lartë se në të njëjtën periudhë në vitin 2020, kur arriti në 517 milion euro, për shkak të pandemisë që çoi në mbylljen e pikave të shitjes dhe fabrikave.

Të ardhurat nga shitjet e VW u rritën 13 për qind nga janari deri në fund të marsit, në 62.3 miliardë euro, nxitur nga një rritje e mprehtë e shitjeve në Kinë prej 61.4 për qind, tregu i të cilave u rihap pas një pandemie të rëndë në tre muajt e parë të vitit 2020.

Grupi gjerman i automobilave me qendër në Wolfsburg ka rritur parashikimet e përfitimit për këtë vit, duke deklaruar se marzhi i fitimit nga shitjet do të jetë ndërmjet 5.5 dhe 7 për qind.

Kompania gjithashtu njoftoi se bilanci i saj i parave të gatshme është përmirësuar në 29.6 miliardë euro, të cilat janë para që mund t’i përdorë për të investuar në teknologji të reja dhe automjete elektrike.

Në përgjithësi, Volkswagen shiti 2.4 milionë automjete në tremujorin e parë, 21 për qind më shumë se vitin e kaluar. Përveç brendit Volkswagen, ky grup gjerman përfshin edhe prodhuesit e makinave luksoze Porsche dhe Audi, si dhe SEAT dhe Shkoda.