Lajme
Fëmijët afrikanë, “viktima” të divorcit të çiftit Bill dhe Melinda Gates
Miliarderi filantrop Bill Gates dhe bashkëshortja Melinda ishin ndër donatorët e parë që ndihmuan në ndërtimin dhe funksionimin e një shkolle në qytetin Cape Town, të Afrikës së Jugut.
Por, të mërkurën e 5 majit, drejtori i shkollës shprehu shqetësimin e tij se divorci i çiftit mund të ndikojë tek fëmijët dhe shkollat e tjera në Afrikë që kanë marrë mbështetje nga fondacioni ‘Gates’.
Shkolla “Inkanini” ka mbi 1 mijë fëmijë që vijnë nga zona të varfra. Dy vjet më parë ajo filloi të merrte fonde nga fondacioni ‘Gates’, që mbështeste nevojat në rritje të saj.
Duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters”, drejtori Andile Lili tha se lajmi për divorcin i ka shqetësuar, pasi mund të prekë zotimin e fondacionit për shkollën, si dhe për fëmijët afrikanë që mund të kthehen në viktima të kësaj ndarjeje.
“Ndoshta ata do të ndahen dhe fondacioni nuk do të preket. Shumë njerëz i thonë këto gjëra, por kur divorci të konkretizohet, do të shkaktojë patjetër viktima dhe këto viktima do të jenë fëmijët e Afrikës, ku familja Gates u zotua se do të bënte shumë për shkollat, sikurse bëri për shkollën tonë”, thotë Andile Lili, drejtor shkolle në Cape Town.
Fondacioni ‘Gates’, një nga shoqatat më të mëdha të bamirësisë në botë, ka investuar shumë në Afrikë për të zgjidhur probleme si shëndetësia, arsimi, të drejtat e grave dhe për luftimin e varfërisë.
Ai u krijua në vitin 2000 dhe aktualisht ka mbi 51 miliardë dollarë asete.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë