Kosova

Shtetasit portugezë dhe spanjollë, me pjesëmarrje të ulët në zgjedhjet e Gjenevës

Edhe pse të huajt që jetojnë në Gjenevë për të paktën tetë vjet kanë të drejtë të votojnë në nivel komunal, jo të gjithë marrin pjesë në këtë proces demokratik, transmeton albinfo.ch.

Një studim i kryer nga Zyra e Gjenevës për Integrimin e të Huajve tregon se shumë pak banorë portugezë dhe spanjollë votuan në zgjedhjet komunale më 15 mars, përkatësisht vetëm 13 për qind dhe 15 për qind.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja ishte shumë më e lartë midis shtetasve belgë (41 për qind), gjermanëve (39 për qind) dhe francezëve (31 për qind).

Nga kombësitë e tjera – MB, Itali, Turqi, SHBA, Marok dhe Brazil – midis një e treta dhe një e pesta e banorëve kanë votuar.