Lajme
OBSH nuk ka shumë besim në vaksinën kineze
Ekspertët nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë shprehur “shumë pak besim” në të dhënat nga kompania farmaceutike kineze Sinopharm mbi vaksinën kundërCOVID-19 në lidhje me efektet anësore në disa pacientë, por janë të bindur për efektivitetin e saj kur bëhet fjalë për të parandaluar zhvillimin e sëmundjes.
Sipas dokumentit të Grupit të Ekspertëve Këshillëdhënës Strategjikë të OBSH-së (SAGE), siç raportohet nga Reuters, vaksina Sinopharm BBIBP-CorV, e cila është aprovuar në 45 vende, është menduar për të rritur dhe 65 milionë doza janë përdorur deri më tani.
Dokumenti siguron të dhëna nga provat klinike në Kinë, Bahrejn, Egjipt, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Të dhënat për efektet anësore të rënda në gratë shtatzëna dhe të moshuarit mungojnë.
OBSH zbuloi se efikasiteti në fazën e tretë të provave klinike pas dy dozave ishte 78.1 për qind, pak më pak se 79.3 për qind e raportuar më parë nga Kina.
“Ne jemi shumë të sigurt se dy doza të BBIBP-CorV janë efektive në parandalimin e zhvillimit të COVID-19 te të rriturit midis moshave 18 dhe 59”, thuhet në dokument.
“Por, në fazën e tretë të studimit, analiza e sigurisë së vaksinave për pacientët me sëmundje ishte e kufizuar në një numër shumë të vogël njerëzish me probleme shëndetësore, përveç obezitetit”, shtoi dokumenti, duke theksuar se mungonin të dhënat për efektet anësore të rënda në gratë shtatzëna dhe të rriturit mbi 60-vjeç.
Të dhënat për kohëzgjatjen e mbrojtjes gjithashtu mungojnë, thuhet në dokument.
“Ne shprehim besim shumë të ulët në cilësinë e të dhënave që lidhen me rrezikun e pasojave të rënda të vaksinimit pas një ose dy dozave të BBIBP-CorV te njerëzit mbi 60-vjeç dhe te njerëzit me sëmundje bashkëshoqëruese”, thonë ekspertët e OBSH-së.
Analiza e SAGE u përgatit para vendimit të Grupit Këshillues Teknik të OBSH-së për të miratuar vaksinën me procedurë urgjente.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?