Muzikë
Ava Max: Dua, Bebe dhe Rita janë si motrat e mia në muzikë
Një nga emisionet më të shikuara, të moderatores Kelly Clarkson, e ftuar ishte ylli i muzikës shqiptare, Ava Max, transmeton albinfo.ch.
Clarkson ka folur për origjinën e saj shqiptare, fakt që e ka theksuar që në prezantimin e emisionit në rrjetet sociale.
“Ava Max ka rrënjë shqiptare dhe është një këngëtare shumë e mirë. Por çfarë uji duhet të pinë këto këngëtaret e famshme shqiptare? Jeni të gjitha shumë të bukura, ti, Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora”, shprehet moderatorja për këngëtaret e njohura që përfaqësojnë Shqipërinë në tregun botëror të muzikës.
Kelly Clarkson: Nga janë prindërit e tu?
Ava Max: Shqipëria.
Kelly Clarkson: Oh, mendoj se jeni shumë këngëtare të njohura nga Shqipëria. Çfarë ndodh atje në Shqipëri, jeni shumë të bukura, shumë elegante. Keni ujë të mirë, jeni shumë pasionante, apo si?
Ava Max: Po, në fakt jemi shumë pasionante, edhe kur flasim, jemi shumë ekspresive. Mamaja ime, gjyshja janë gjithashtu elegante, është gjenetike mendoj.
Kelly Clarkson: Çfarë mendimi ke për Dua Lipa, Bebe Rexha dhe Rita Ora?
Ava Max: Janë si motrat e mia në muzikë, i adhuroj.
Kelly Clarkson: Do ishte fantastike nëse krijoni një grup.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?