Kosova
Sot fillon vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë me vaksinën Pfizer/Biontech
Me arritjen e 4 mijë e 680 dozave të vaksinës Pfizer/Biontech kundërCOVID-19, sot do të vazhdojë vaksinimi i punëtorëve shëndetësorë nga e tërë Kosova, përcjell albinfo.ch.
Vaksinimi do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Ministria e Shëndetësisë dje pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor për vaksinimin kundër COVID-19.
Me rekomandim të Komitetit për vaksinim kundër COVID-19, këto doza të vaksinës Pfizer/Biontech do të përdoren për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, të cilët nuk kanë mundur të vaksinohen në fazën e parë të vaksinimit, siç është thënë, për arsye shëndetësore.
Në fakt, një pjesë e madhe e punëtorëve shëndetësorë kishin refuzuar të vaksinohen me vaksinën Astra Zeneca, që më herët erdhi në Kosovë falë programit COVAX.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës