Kosova
Përkrahja zvicerane për zhvillimin e turizmit në rajonin e Pejës

Që nga viti 2014 organizata Swisscontact bashkëpunon me Komunën e Pejës dhe përfaqësues të sektorit privat për zhvillimin e mëtejshëm të turizmit në këtë rajon.
Përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) që financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në Pejë janë zhvilluar një sërë aktivitetesh në fushën e zhvillimit të turizmit, që kanë kontribuuar në rritjen e punësimit dhe të të hyrave për komunitetin lokal. Këto aktivitete janë fokusuar në koordinimin dhe menaxhimin e destinacionit, promovimin e tij, përmirësimin e ofertës turistike dhe të shërbimeve turistike.
Në bashkëpunim me Komunën e Pejës dhe të aktorëve të turizmit janë zhvilluar disa produkte që i kontribuojnë pasurimit të ofertës turistike, rritjes së numrit të turistëve, të cilët qëndrojnë më gjatë dhe shpenzojnë më shumë në destinacion. Aktivitetet e bashkëpunimit gjithashtu kanë ndikuar në përmirësimin e atraksioneve turistike, si dhe në promovimin ndërkombëtar të Kosovës dhe Pejës si destinacione.
Lista e aktiviteteve dhe produkteve të zhvilluara me përkrahjen e Swisscontact:
Via Ferrata
Zipline
Shpella e Radavcit
Parku i Aventurave
Snow-shoeing (ecje në dëborë)
Turizmi shëndetësor
Skijimi natën dhe traka lëvizëse
Biçiklizëm
Guidimi i vetvetes (self-guiding)
Markim i shtigjeve
Trajnimi i guidave malore
Renovimi i dhjetë bujtinave në zonën e Bjeshkëve të Nemuna
Menaxhimi i destinacionit sipas rrjedhës së vizitorëve
Promovimi i ofertës turistike
E-Diaspora
-
Gjendet e vrarë 22-vjeçarja shqiptare në Itali E zhdukur prej 25 Marsit, arrestohet ish-i dashuri ...
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?