Lajme
Zvicra po përballet me një shpërthim të ri të sëmundjes “mushkonja tiger”
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se nga të gjitha sëmundjet e përhapura nga insektet, mushkonja paraqet kërcënimin më të madh.
Si për ta bërë edhe më të madh këtë kërcënim, dy sëmundje virusale të shkaktuara nga mushkonjat kanë filluar të përhapen përtej zonave të tyre të origjinës, transmeton albinfo.ch.
Kafshimi i mushkonjës Tiger është më shumë se i bezdisshëm. Është përgjegjës për infektimin e 20 milionë njerëzve në vit me ethe tropikale, sëmundje e ngjashme me gripin por që mund të rezultojë në ethe hemorragjike, sindromë shoku, madje edhe vdekje.
Ndërsa po merret me pandeminë Covid, vendi tani duhet të kthejë vëmendjen e tij në parandalimin e sëmundjeve tropikale që barten nga mushkonja tiger, transmeton albinfo.ch.
Në rajone të caktuara, përfshirë Ticino, popullsia e kësaj specie invazive është aq e madhe sa deputetja Sarah Wyss po i kërkon qeverisë të zbatojë masa efektive për të luftuar këto mushkonja dhe për të parandaluar sëmundjet tropikale që ata mund të sjellin në Zvicër, siç kishin bërë në Kroaci, Itali , ne Francen Jugore dhe Spanje.
“Është e qartë se përhapja e kësaj specie mushkonjash do të përbëjë një kërcënim të madh për popullatën tonë”, tha Wyss. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut