Lajme
Akullnajat janë në prag të zhdukjes
Shkencëtarët: Ky është një problem i madh
Akullnajat e botës në male po shkrihen më shpejt sesa menduan shkencëtarët, shkruajnë mediat botërore.
Që nga viti 2015, akullnajat kanë humbur gati 300 miliardë ton akull në vit.
Nëse kjo shkrirje vazhdon, shumë akullnaja mund të zhduken nga mesi i shekullit, sipas një studimi të ri të gjerë të transmetuar nga Wired, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se shkencëtarët nga Kanadaja, Franca, Zvicra dhe Norvegjia kanë mbledhur imazhe satelitore të bëra nga një aparat fotografik special nga sateliti Terra i NASA-s për 20 vjet.
Pajisja, e quajtur ASTER (Radiometër i avancuar hapësinor termik i emetimit dhe reflektimit), ka fotografuar më shumë se 210,000 akullnaja në të gjithë botën, me dy lente të veçanta për të marrë një pamje tre-dimensionale të tipareve të sipërfaqes.
Studimi përjashtoi shtresat masive të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë, të cilat po studiohen nga ekipe të tjera shkencore.
Një analizë e re, e sapo botuar në revistën Nature, zbuloi se midis viteve 2000 dhe 2004, akullnajat humbën 227 miliardë ton akull në vit. Shkalla u rrit në 298 miliardë tonë në vit nga 2015 në 2019, gjë që autorët e studimit i atribuojnë temperaturave më të larta dhe reshjeve. Uji i tretur lëviz nga lumenjtë në oqeane dhe përbën rreth një të pestën e ngritjes së vëzhguar të nivelit të detit gjatë 20 viteve të fundit.
Dhe problemi nuk është vetëm ngritja e nivelit të detit (edhe pse kjo është gjithashtu e rëndësishme), e cila kërcënon mirëqenien e banorëve të shteteve bregdetare si Indonezia, Bangladeshi, Panama, Holanda dhe disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.
Në disa rajone të brendshme, miliona njerëz varen nga shkrirja e borës për ujë të pastër.
Në vitet kur nuk ka shumë borë, akullnajat ofrojnë një burim rezervë uji. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në pjesë të Andeve, Himalajeve dhe Alaskës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun