Bota
Kompania e fondacionit të Bill Gates lëshon mushkonja në Florida, kundërshtohet nga aktivistët
Një nga rezidentët lokalë tha se po u bëhej presion për të mos kundërshtuar lëshimin e mushkonjave që pritet të ndodhë së shpejti
Kompania e bioteknologjisë e quajtur Oxitec, e financuar nga fondacioni i Bill Gates, do të lëshojë një masë të madhe mushkonjash të modifikuara gjenetisht në rajonin e Florida Keys në SHBA, raporton rrjeti Futurism.com.
Qëllimi i sipërmarrjes është deklaruar si reduktimi i popullatës së ‘Aedes aegypti’, një mushkonjë që mund të përhapë sëmundje si ethet afrikane dhe malaria, duke lëshuar një version të ndryshuar të insektit që nuk pickon dhe lind vetëm pasardhës meshkuj.
Rrjeti në fjalë njofton se fondacioni i Bill e Melinda Gates Foundation ka dhënë një donacion prej $4.1 milionë për Oxitec në vitin 2018 me qëllim “krijimin e një mushkonje që eliminon malarian në kontinentet amerikane, në Azinë Jugore dhe Afrikën Lindore”, ndërsa më herët fonacioni kishte dhënë $19.7 milionë për “një tjetër projekt ku merrte pjesë Oxitec, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Lëshimi i mushkonjave po kundërshtohet nga një numër i konsiderueshëm vendasish si dhe aktivistë të jashtëm që sinjalizojnë për gabime shkencore në plan dhe mungesën e testimeve të sigurisë.
Duke theksuar mungesën e “provave të konfirmuara në mënyrë independente” rrjeti mediatik thotë se vendasit besojnë se eksperimenti po u imponohet për t’u bërë mbi ta.
“Besoj se është kriminale që ne po na imponohet të jemi pjesë e këtij eksperimenti”, tha një rezident gjatë takimit të këshillit të qytezës.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve