Kosova

Infermieri i QKUK-së lë Kosovën për të punuar në Gjermani

Rritja e pagesës për ndërrimin e natës, pagesa gjatë vikendeve, orëve shtesë si dhe të rrezikshmërisë në punë, janë disa nga kërkesat e kamotshme të infermierëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bislim Berisha është një nga infermierët, i cili për shkak të mungesës së këtyre kushteve ka vendosur që ta lërë Kosovën për të punuar në Gjermani.

Ai shprehet se paga bazë nuk është e mjaftueshme për të dhe se drejt Gjermanisë po niset për një jetë më të mirë.

“E kom nënshkru një kontaratë me një agjencion me punu në Gjermani. Unë kam prind, familjen, mërzitna, normalisht, por shkaku i kushteve kam vendos me shku me punu në Gjermani. Jemi vetëm me një pagë bazë duke punuar”, thotë ndër të tjera ai për ATV.