Lajme

Mbi 2 mijë raste regjistroi Austria, në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore austriake tregojnë se nga rastet e para me koronavirus e deri tani në total Austria ka 618,870 infektime, transmeton albinfo.ch.

Ndërsa, në 24 orët e fundit Austria ka regjistruar 2,131 raste të reja me Covid.

Sidoqoftë, përkundër të prekurve, të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Austri po rritet.

Duhet theksuar se Austria deri tani ka bërë mbi 30 milionë testime, nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi, transmeton tutje albinfo.ch.

Shifrat zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, e këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.