Lajme
Franca planifikon të rihapë kafenetë dhe restorantet nga 19 maji
Vendimi vjen ndërsa vendi po fillon dalëngadalë të dalë nga bllokimi i tij i pjesshëm, megjithë numrin e lartë të infeksioneve dhe shtrimeve në spitale
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të rihapë tarracat e kafeneve dhe restoranteve më 19 maj si dhe muzetë, kinematë, teatrot dhe sallat e koncerteve nën kushte të kufizuara, njoftoi AP.
Vendimi vjen ndërsa vendi po fillon dalëngadalë të dalë nga bllokimi i tij i pjesshëm, megjithë numrin e lartë të infeksioneve dhe shtrimeve në spital.
Macron detajoi të enjten një plan me katër hapa për të rihapur vendin dhe për të ringjallur ekonominë e tij. Ndalimi i udhëtimit brenda vendit do të hiqet javën e ardhshme, konfirmoi Macron. Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi.
Më 19 maj, restorantet dhe kafenetë do të jenë në gjendje të mirëpresin klientët në ambiente të hapura, me tavolina me maksimumi gjashtë persona, dhe kufizimi i lëvizjes do të kthehet përsëri në orën 21:00. Vendet kulturore dhe objektet sportive gjithashtu do të hapen, me një kufi prej 800 personash brenda dhe 1.000 jashtë.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve