Lajme
Moderna synon prodhimin e tre miliardë vaksinave deri më 2022
Kompania farmaceutike amerikane Moderna tha se pret të rrisë prodhimin e vaksinave kundër coronavirusit deri në tre miliardë doza, në vitin 2022.
Kompania tha se prodhimi do të dyfishohet në objektet e saj në Zvicër dhe Spanjë, ndërsa do të rritet për 50 për qind edhe në fabrikat në SHBA.
Moderna po ashtu rriti parashikimet për furnizim këtë vit deri në një miliard doza.
Njoftimi vjen pasi përhapja e varianteve të coronavirusit në vende si India, ka rritur shqetësimet për kapacitetet e botës për të kapërcyer pandeminë.
“Derisa vazhdon përhapja e shpejtë e varianteve të coronavirusit, ne besojmë se do të ketë nevoja të mëdha për vaksinën tonë”, tha shefi ekzekutiv i Moderna-s, Stephane Bancel.
Vaksina Moderna është autorizuar për përdorim te të rriturit në SHBA, Bashkimin Evropian dhe shumë vende të tjera.
Vaksina është thënë se është 94.1 për qind efektive.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?