Kosova
Takimi Kurti-Stoltenberg, diskutohet siguria në Kosovë
Sot, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel. Ai është pritur sot nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, bëhet e ditur se në takim u bisedua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.
Kurti shprehu mirënjohje për rolin historik të NATO-s në Kosovë dhe theksoi se prania e NATO-s është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në vend dhe rajon.
Ai konfirmoi qëllimin dhe aspiratën e hapur të Kosovës për integrim e anëtarësim në NATO, çka do t’i kontribuonte sigurisë së rajonit dhe Evropës, ndërsa falënderoi Sekretarin Stoltenberg për ndihmën dhe bashkëpunimin e KFOR-it me institucionet e Republikës së Kosovës në menaxhimin dhe reagimin ndaj pandemisë COVID-19.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës