Shqipëria

Partia e Edi Ramës të hënën nis procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ditën e hënë Partia Socialiste do të fillojë procedurat për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga posti i tij aktual.

Ndërkohë në rrjetet sociale, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është shprehur se sapo të mbarojë procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 25 prillit, do i bëhen gati dokumentet për pension presidentit Ilir Meta, përcjell Albinfo.ch.

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”, shkruan Balla në një postim në Twitter.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i cili i thotë se Ballës se po iu afrua presidentit, do ta marrë përgjigjen që meriton.

Sot më herët presidenti Ilir Meta theksoi se do të jetë në  krye të presidencës deri në 24 korrik të 2022 dhe më pas do të rikthehet sërish në Partisë Socialistë për Integrim.