Lajme
Gjermani: Sa punonjës shëndetësorë nga vendet e tjera janë angazhuar gjatë pandemisë
Në Gjermani personeli i huaj mjekësor duhet të ndihmojë për plotësimin e vendeve vakantë, por këta punonjës kërkohen në vendet e tyre për përballimin e krizës së koronavirusit. Edhe gjatë pandemisë së koronavirusit Gjermania ka tërhequr punonjës për shërbimet mjekësore nga vendet e tjera. Kjo mësohet nga një kërkesë e parashtruar në Bundestag prej partisë „E Majta”, dokument që e citon rrjeti redaksional i mediave gjermane. Sipas dokumentit në fjalë, në kuadër të programit „Triple-Win” në vitin 2020 Agjencia Federale e Punësimit dhe Shoqata për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (GIZ) kanë tërhequr personel për shërbim mjekësor, rreth 759 forca nga Vietnami, Filipinet, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.
Rritje me 30 për qind
593 punonjës mjekësie nga jashtë kanë ardhur në Gjermani pas përmbushjes së formaliteteve gjatë vitit të kaluar. Kjo është një rritje me 30 për qind krahasuar me vitin 2019.
Numri i të tërhequrve përmes programit është rritur që nga viti 2016 në gjithsej 2813 punonjës. Vendi kryesor nga vijnë punonjësit e mjekësisë në Gjermani janë Filipinet, me 1294. Serbia pason me 759,Bosnjë e Hecegovina me 644, Vietnami me 84 dhe Tunizia me 32 vetë.
Agjencia Federale e Punësimit përpiqet ta hedhë poshtë këtë argument në informacionin e publikuar në faqen zyrtare të saj online. Sipas kësaj agjencie, rekrutimi i personelit mjekësor bëhet sipas kodit etik të përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Vetëm nga vendet që kanë punonjës me tepricë në sektorin e shëndetësisë rekrutohet personel, sipas Agjencisë Federale të Punësimit. /DW
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?