Kosova

Kurti takohet me Osmanin e Konjufcën, para nisjes për në Bruksel

Duket se para nisjes për në Bruksel, kryeministri Albin Kurti do të bëhet bashkë në një aktivitet me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Ata do të bëjnë nderime te Memoriali për të pagjeturit. Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Kryeministri Albin Kurti, së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, bën nderime te Memoriali për të pagjeturit”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të ketë një vizitë dyditore.

Vizitën e Kurtit e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Ai ka treguar se Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, si dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Po ashtu do të takohet edhe me shefim e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

Kurti do të jetë bashkë me ministrat Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla”, tha Kryeziu.