Lajme
Si ndikon kafeja e mëngjesit në shëndetin tuaj
Për përqindjen më të madhe të njerëzve, kafja e mëngjesit është shndërruar në rutinë. Dhe kjo ka ndikuar që studiuesit të merren me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë.
Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.
Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan të kafesë në mëngjes. Dhe, madje, në lukth të zbrazët, pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë. Pra mëngjesin, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.
Kur duhet të pihet kafja e mëngjesit?
Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit. Atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.
Një filxhan kafe në lukth të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella. Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
“Time” ka renditur 5 të arritura zvicerane ndër risitë më të mira në botë këtë vit 5 inovacione zvicerane që bënë “bum” në vitin 2024...
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin?
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?