Lajme

Austri: Nga mesi i majit pritet të vaksinohen punonjësit e supermarketeve

Duke filluar nga mesi i muajt maj, rrjetet më të mëdha të supermarketeve në Austri duan të vaksinojnë punonjësit e tyre. Sidoqoftë, ende nuk ka një datë të caktuar.

Sipas informacioneve që kanë siguruar mediat austriake, rrjetet e supermarketeve në Austri u duhen rreth dy ose tre jave për t’u përgatitur për vaksinimin e punëtorëve të tyre. “Shpresojmë të fillojmë vaksinimin në mes të majit. Por kjo nuk është rregulluar ende sepse nuk ka asnjë angazhim fiks të vaksinës së nevojshme,” thotë një përfaqësues nga Spar për “APA”, përcjell albinfo.at

Grupi Spar është punëdhënësi më i madh privat në Austri. Më shumë se 50,000 persona janë të punësuar. Rrjeti i këtij supermarketi tashmë ka hartuar një plan.Të gjithë punonjësit që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë brenda tre javëve të ardhshme”, ka thënë një zyrtar nga Spa.

Lidl Austria gjithashtu ka plane të ngjashme. Lidl shpreson të bëhet e mundshme që vaksinimi për punonjësit e tij të fillon brenda dy javëve të fundit të muajt maj. Në çdo rast, punëtorët e supermarketit Lidl, të cilët dëshirojnë të marrin vaksinën, tashmë mund të regjistrohen për vaksinim. Dhe, kjo pavarësisht nga pozita e punës që ata kanë.

 

Rewe Austria, së cilës i përkasin supermarketet:  Penny, Billa, Bipa dhe Adeg – gjithashtu pret që së shpejti të bëhet e mundur vaksinimi për punëtorët e tyre. “Kompanitë e lartcekura do të marrin vaksinat në fazën 3, sipas planit të qeverisë për vaksinime. Bazuar në këtë planë, ne do të kemi qasje në gjysmën e dytë të majit”, është shprehur një përfaqësues i kompanisë Rewe për “APA”.

Ndërkohë, rrjeti tjetër e supermarketeve ushqimore “Hofer” ende nuk ka përcaktuar ndonjë plan vaksinimi për 12,000 punëtorët e tij. “Hofer tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që të jetë në gjendje të fillojë vaksinimet sa më shpejt të jetë e mundur”, kanë deklaruar nga  “Hofer” për “APA”, transmeton albinfo.at

Në anën tjetër, qeveria austriake ka premtuar që shumë shpejt do të filloj më fazën e tretë për vaksinimin e kompanive të mëdha. “Ne e dimë që shumë kompani janë të përgatitura mirë. Kjo do të thotë që ne duam të fillojmë vaksinimin në fillim të majit,” tha Katharina Reich, koordinatore e vaksinimit dhe udhëheqëse e sektorit për vaksina në Ministrinë e Shëndetësisë.