Lajme

Vitaminat që funksionojnë si antibiotikët

Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet

Kur përballemi me sëmundje të ndryshme të shkaktuara nga bakteret, antibiotikët janë të parët që na rekomandohen nga mjeku. Përdorimi i antibiotikëve nisi në vitin 1940, si një mënyrë efikase në trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve. Megjithatë, me kalimin e viteve, shumë baktere po bëhen rezistente ndaj medikamenteve. Nga ana tjetër ka shumë vitamina, të cilat jo vetëm që luftojnë bakteret me efikasitet por edhe forcojnë imunitetin. Ato mund të parandalojnë sëmundjet dhe i bëjnë ato më kohëshkurtra. Por kjo nuk do të thotë që të veproni me kokën tuaj. Konsultohuni me një mjek që të siguroheni se këto suplementë nuk ndërveprojnë me medikamentet me të cilat po kuroheni.

VITAMINA C. Vitamina C shkurton kohëzgjatjen e sëmundjes, forcon sistemin imunitar dhe shërben si antioksidant kundër radikaleve të lira. Radikalet e lira ushqehen me qelizat e mira dhe rrisin rrezikun e sëmundjeve të ndryshme. Ushqimet ku mund ta gjeni: Specat e kuq, specat jeshilë, kivit, portokallet dhe agrumet, luleshtrydhet, brokoli dhe domatet.