Lajme
Kjo është situata aktuale me Covid në Zvicër, Gjermani dhe Austri
Të dhënat e fundit rreth numrit të të prekurve nga koronavirusi
Zvicra deri më tani ka kryer 30 milionë testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer 54 milionë teste dhe Austria mbi 30 milionë, transmeton albinfo.ch.
Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 646,509 infeksione me koronavirus, në Gjermani, 3,261,764 dhe në Austri 606,954 infeksione në total, shkruan albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe gjermane kanë bërë të ditur se Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë një ulje mesatare të viktimave, ndërkohë që infeksionet kanë një trend rritjeje.
Zvicra vazhdon të ketë shumë raste, gjithsej 164,750 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 297,528 raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 26,200 raste aktive.
Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.
Në Zvicër deri më tani janë shëruar 577,630, në Gjermani 2,882,300 të shëruar dhe Austri 570,684 shërime gjithsej. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert