Shqipëria
Dita e fundit e fushatës elektorale në Shqipëri
Sot është dita e fundit të fushatës zgjedhore në Shqipëri, përcjell albinfo.ch.
Edi Rama ka postuar në rrjetin e tij social, facebook, një dokumentar për veten, që tregon shumë për aktivitetin politik të Edi Ramës duke nisur nga detyra e tij e parë si Ministër Kulture. Brenda këtij filmi të shkurtër jepen momentet më pikante që shënuan karrierën e kryeministrit. Nuk mungon as atentati ndaj Ramës si kryebashkiak, prishjet e ndërtimeve pa leje, transformimi i kryeqytetit, debatet, akuzat për kundërshtarët politikë etj.
Në një vend Rama përmend shprehjen e famshme të Ëinston Churchill.
“Për çmimin e suksesit, nuk do të ishte keq t’i referohesha shprehjes legjendare të Ëinston Churchill që thotë: Gjak, djersë dhe lot”, shprehet Rama.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=456824568866441&ref=watch_permalink
Nga ana tjetër, kreu i PD-së Lulzim Basha ka shfaqur sot një tjetër video për të treguar sipas tij dështimet e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë videos, Basha rendit si një tjetër dështim të Ramës në 8 vite legalizimin, duke sjellë si fakt dhe audio-përgjimin e drejtorit të Kadastrës Artan Lame.
“1 ditë deri më 25 prill
100 dështimet e Ramës në 8 vite
Edi Rama premtoi legalizime falas.
A e mbajti këtë premtim?
Përgjigja jo.
Audio-regjistrimi i Kreut të Kadastrës, Artan Lame, faktoi dështimin e Ramës me legalizimet”, thuhet në video.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/488222448983764
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/450714522657329
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?