Shqiperia
Spitali që ndërtuan turqit në Fier është gati të hapë dyert (VIDEO)
Nga marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë, është ndërtuar edhe “spitali i miqësisë” Turqi-Shqipëri në qytetin Fier, për të cilën premtoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Turqi. Kjo hapje sot do të bëhet me anë të një ceremonie, përcjell albinfo.ch.
Theksohet se në ceremoninë e inaugurimit do të marrë pjesë edhe presidenti Erdoğan, me anë të video-konference, ndërsa do të jenë të pranishëm ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Kryeministri Rama postoi në rrjetet sociale një video me pamje me dronë të spitalit që do të hapet sot.
Kantieri i spitalit ishte hapur më 22 janar, ndërsa Rama kishte theksuar se me tre turne do të angazhohen 1.200 forca pune.
Më 02 shkurt të vitit 2021 nga zv.ministri turk i Shëndetësisë, Halil Eldemir dhe ambasadori i Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, Turqia merr përsipër t’i dhurojë Shqipërisë një spital me 150 shtretër që u ndërtua në Fier dhe pajisjet mjekësore, materialet dhe orenditë për t’u përdorur në këtë spital.
Sipas marrëveshjes, ky donacion jepet nga pala turke në mënyrë që të forcojë sistemin shëndetësor shqiptar dhe të mbështesë infrastrukturën e kujdesit shëndetësor. Në këtë kontekst, Turqia do të caktojë personelin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri gjatë fazës së tranzicionit të spitalit rajonal të Fierit dhe do të ofrojë këshillim përmes Ministrisë së Shëndetësisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqiperia
E-Diaspora
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve Për natën e ndërrimit të motmoteve, shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, dhe moderatori, Ryan Seacrest,...
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
-
Si do të votojë diaspora në Shqipëri më 11 maj?
Jeta në Zvicër
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024 Në vitin e kaluar, financat kanë dominuar veçanërisht politikën. Për këtë është pjesërisht përgjegjës edhe elektorati....
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë
-
Pas uljes emergjente të avionit zviceran në Graz, vdes një anëtar i ekuipazhit
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës