Kuriozitete
Zotëruesi i Daily Mail-it padit Google-in për rezultatet e kërkimit

Associated Newspapers, kompania që zotëron të njohurën Daily Mail dhe faqen e internetit MailOnline, ka paditur Google-in lidhur me akuzat se motori i kërkimit manipulon rezultatet e kërkimit.
Agjencia e lajmeve,BBC zbulon se kompania e akuzon Google-in për kontrollin e shumtë që ushtron mbi reklamat në internet dhe për rënien e link-eve me historitë e saj duke favorizuar pikat e tjera të shitjes.
Në bazë të pretendimit të Associated Newspapers, Google-i “ndëshkon” botuesit në renditjen e tij. Kjo nëse botuesit nuk shesin hapësirë të mjaftueshme për reklama në tregun e tij.
Mirëpo, Google-i i ka cilësuar “të pamerituara” pretendimet e kompanisë mediatike.
Shkas ka qenë vlerësimi mbi mbulimin e saj të Familjes Mbretërore në vitin 2021, çka pretendohet se është minimizuar në rezultatet e kërkimit.
Më konkretisht, përdoruesit britanikë që kërkonin për komentin e gazetarit Piers Morgan mbi intervistën e dukeshës së Sussex-it me Oprah Winfrey, kishin të ngjarë të ndeshnin në artikuj të ij të prodhuar nga media më të vogla.
Dhe kjo ndodhi pavarësisht faktit që Daily Mail kishte shkruar histori të shumta lidhur me komentet e tij gjatë asaj kohe dhe gjithashtu duke e punësuar atë si një analist të gazetës.
Peter Wright, redaktori i Daily Mail-it, ka thënë për BBC se veprimet e pretenduara të motorit të kërkimit të Google-it ishin “antikonkurruese”.
Madje ai ka zbuluar se pas përdorimit të taktikave të reklamimit në internet kanë ndikuar në rënien e shikueshmërisë së Daily Mail-it pasi kanë lejuar devijimin e trafikut të reklamave nga Google-i në shërbime të tjera reklamash, të cilat kanë paguar më shumë.
Nga ana tjetër, një zëdhënëse e Google-it ka deklaruar se pretendimet janë plotësisht të pasakta.
“Përdorimi i mjeteve tona të teknologjisë së reklamave nuk ka lidhje me mënyrën se si kërkohet në Google faqja e internetit e një botuesi mediatik”, ka vazhduar zëdhënësja.
Ajo ka shtuar se “garojmë në një hapësirë të mbushur me konkurrentë të teknologjisë së reklamave, ku botuesit kanë dhe ushtrojnë mundësi të shumta…vetë Daily Mail autorizon dhjetëra kompani të teknologjisë së reklamave për të shitur dhe menaxhuar hapësirën e tyre të reklamave”.
Zëdhënësja përfshiu këtu dy prej atyre kompanive, Amazon-in dhe Verizon-in, duke theksuar se kompania e saj do të mbrohet ndaj pretendimeve të ngritura.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
Jeta në Zvicër
-
Qindra veta protestojnë me heshtje kundër femicidit, në Bulle Si shkas për këtë marshim të heshtur ka qenë vrasja e dyfishtë që ka ndodhur më...
-
Avioni i ri luftarak F-35 shkakton trazira në Meiringen
-
7 shëtitjet më të mira njëditore për të bërë rreth Gjenevës
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar